Chamberlain edhe një vit plus me Liverpoolin

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Alex Oxlade-Chamberlain është i vendosur që të renovojë kontratën me Liverpoolin.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë menjëherë pas rikthimit të tij në fushë pas një viti, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Mesfushori, që u kthye në fushë pas një lëndimi në gju, që u inkuadrua në ndeshjen kundër Huddersfield, do të vazhdojë edhe për 12 muaj në Anfield.

Kjo do të bëjë që Chamberlain të ketë kontratë me Liverpoolin deri më 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme