Champions League: Sot hidhet shorti për fazën e eliminimit direkt

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Në Nyon të Zvicrës, sot me fillim nga ora 12:00, do të hidhet shorti për garën më prestigjioze evropiane të futbollit në nivel të klubeve në Champions League.

Shorti do të vendos përballë njëra-tjetrës 16 skuadra të cilat në dy ndeshje do të synojnë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij kompeticioni.

Pritet të ketë përballje mjaft interesante.

16 skuadrat pjesëmarrëse në fazëb e eliminimit direkt:

Atalanta, Bayern Munchen, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Barcelona, Chelsea, Borussia Monchengladbach, Juventus, Lazio, Liverpool, RB Leipzig, Manchester City, Porto, Paris Saint Germain, Sevilla, Real Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme