Chapecoense bën fluturimin e parë pas tragjedisë

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 16:22 | Nga

Nëntorin e vitit të kaluar skuadra braziliane Chapecoense u përfshi nga një tragjedi ajrore ku humbën jetën pjesa më e madhe e skuadrës, 19 futbollistë dhe disa drejtues.

Ditën e djeshme ekipi i Chapecoenses udhëtoi për herë të parë me avion, ku pjesë e saj ishin edhe lojtarët e mbijetuar.

Qëllimi i këtij udhëtimi ishte për të luajtur ndeshjen e kthimit në turneun “Caterinense” kundër Tubarao.

Fluturimi ishte për në Florianopolis dhe zgjati një orë e dhjetë minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=ksPg8PyK8yg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme