Chapecoensen e përndjekin tragjeditë, ndahet nga jeta presidenti 58-vjeçar

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër tragjedi trondit Chapecoensen.

Katër vjet pas rrëzimit të avionit në të cilin 71 nga 77 personat që ishin në bord vdiqën (duke përfshirë 19 futbollistë, presidentin e atëhershëm, trajnerin dhe pothuajse të gjithë stafi trajnues), presidenti aktual i klubit brazilian, Paulo Ricardo Magro, 58 vjeç, vdiq këtë të mërkurë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ai ishte shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të spitalit Unimed, në Chapecó, Santa Catarina, që nga 18 Dhjetori, por nuk mundi t’u bënte ballë ndërlikimeve të sëmundjes.

Magro mori presidencën e klubit në gusht 2019, kur ish-presidenti, Plinio David de Nes Filho Maninho, dha dorëheqjen. Në gusht të këtij viti, mandati i bordit aktual u zgjat për një vit më shumë, i vlefshëm deri në fund të sezonit.

Në një deklaratë për mediet, klubi i Chapecoenses, që luan në divizionin e dytë të futbollit brazilian, shprehu tronditjen e thellë për vdekjen e Magro dhe u kërkoi tifozëve të luteshin për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme