Charlie Austin, futbollisti i radhës që infektohet me Coronavirus

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i West Bromit, Charlie Austin është futbollisti i fundit profesionist që është diagnostifikuar me koronavirus.

30-vjeçari beson se është infektuar me koronavirus gjatë një gare të kalërimit të mbajtur javën e kaluar. Ai nuk ka parë gruan dhe tre fëmijët e tij që nga e shtuna, ndonëse qëndrojnë në të njëjtën shtëpi.

Ai ka thënë për The Telegraph se temperatura i ka shkuar deri në 39.7 gradë Celsius, ndërsa ka pasur edhe djersë të ftohta.

“Ndjeja se dikush po hedhë një kovë ujë mbi mua”, ka thënë futbollisti.

Ai është në izolim për thuajse një javë, pasi ka kontaktuar me mjekun e skuadrës.

Është raportuar nga mediat angleze që Austin është shëruar nga sëmurja dhe se i është thënë që mund të ketë kontakt me familjen e tij prej të shtunës.

Austrin ka thënë se koronavirusi duhet të merret seriozisht.

“Iu them edhe atyre në të njëzetat dhe të tridhjetat që mos ta marrin gjë të lehtë. Ta marrin seriozisht. Kjo është gjë shumë serioze dhe duhet ta vlerësojmë ashtu”, ka thënë Austin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme