Chelsea 4 ditë kohë për ta kompletuar transferin e Kovacic

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka vetëm katër ditë kohë për të finalizuar nënshkrimin me Mateo Kovacic nga Real Madrid para se ndalimi për transferime të fillojë më 30 qershor.

Klubi i Premierligës mori një dënim për të mos blerë në dy merkatot e ardhshme nga FIFA për nënshkrimin me lojtarët e mitur që do të hyjë në fuqi të dielën.

Një marrëveshje është arritur mes dy klubeve për mesfushorin kroat me Chelsean që do paguajë rreth 50 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Ka ende disa detaje për t’u finalizuar, por marrëveshja mund të mbyllet shpejt.

Frank Lampard, i cili pritet të emërohet si trajner i Chelseat në të ardhmen e afërt, i ka dhënë dritën jeshile transferimit pasi Kovacic ka impresionuar gjatë sezonit të tij si i huazuar nën Maurizio Sarri.

Inter dhe AC Milan kanë pyetur për situatën e kroatit në ditët e fundit pasi Chelsea mund të dalë jashtë kohe për të arritur marrëveshjen. 

Të ngjashme