Chelsea arrin marrëveshje me Rennesin për Mendyn

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka arritur marrëveshje me Rennesin për transferimin e portierit Edouard Mendy, bën të ditur “BBC”.

Portieri senegalez është kërkuar nga trajneri i Chelseat, Frank Lampard, për t’ia shtuar konkurrencën spanjollit Kepa Arrizabalaga. Kepa u vlerësua si fajtor në golin e dytë që Chelsea e pësoi të dielën në humbjen 2:0 nga Liverpooli.

Mendy në nëntë nga 24 ndeshjet sa luajti në Ligue 1 edicionin e kaluar nuk pranoi gol. Ai ka një përqindje të pritjeve prej 76.3 dhe ka pranuar një gol çdo 114 minuta.

Të ngjashme