Chelsea i bashkohet Barçës dhe Man Unitedit në garë për mbrojtësin

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 10:33 | Nga

Chelsea është futur në garë për ta transferuar mbrojtësin e shumëkërkuar të Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, sipas Daily Mirror.

Alderweireld, 29-vjeçar, do të futet në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Spurs në fund të këtij sezoni me negociatat për kontratë të re që kanë ngecur, transmeton Express.

Chelsea thuhet se e ka vënë në shënjestër Alderweireldin, i cili po ashtu është lidhur edhe me një kalim te njëra nga Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, me të ardhmet e Gary Cahil dhe David Luiz të pasigurta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme