Chelsea i bashkohet garës për Ozilin

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 16:55 | Nga

Gjiganti anglez, Chelsea janë duke shikuar situatën e krijuar rreth kontratës së yllit gjerman, Mesut Ozil te Arsenali.

Kontrata e mesfushorit gjerman me tipare sulmuese është duke shkuar drejt fundit dhe nuk ka sinjale rinovimi.

Kjo kontratë aktuale e yllit gjerman i skadon më 30 qershor të vitit 2018 dhe palët kanë hasur në vështirësi për të gjetur zgjidhje për zgjatjen e saj.

Kështu, Ozil me vetëm edhe gjysmë viti kontratë me Arsenalit është bërë cak i transferimeve të shumë skuadrave të mëdha evropiane që duan shërbimet e tij pasi çmimi nuk do të jetë aq i lartë në rast transferimi gjatë janarit.

Mediat spanjolle kanë deklaruar se gjermani ka marrëveshje verbale me Barcelonën, ndërsa pritet edhe arritja e ujdisë edhe me Arsenalit për shifrën e 20 milionë euro.

Por, sipas gazetës gjermane Bild, garës iu është shtuar edhe rivali i madh lokal i Topçinjve, Chelsea, të cilët janë duke mbajtur shënime të ngushta për yllin e Ligës Premier.

Trajneri italian, Antonio Conte nuk është i kënaqur me numrin e futbollistëve apo kontingjentin e tyre dhe është i interesuar të shtoj ndonjë emër të ri në skuadër.

Blutë kishin shikuar të përforcohen gjatë verës në mesfushë pas largimit të Nemanja Maticit, por ata afruan vetëm Tiemoue Bakayokon dhe dështuan në minutat e fundit për anglezin e Evertonit, Ross Barkley.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme