Chelsea dëshiron Verrattin në janar

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 12:45 | Nga

Chelsea raportohet se është duke konsideruar transferimin e mesfushorit të PSG-së, Marco Verratti, gjatë afatit kalimtar të janarit.

E ardhmja e 24-vjeçarit në Paris është vënë në diskutim që kur agjenti i tij Donati Di Campli deklaroi se klienti i tij do të konsiderojë të gjitha opsionet.

Sipas “The Mirror”, trajneri i Chelseat Antonio Conte është duke vëzhguar lojtarin dhe nëse një marrëveshje arrihet, John Obi Mikel pritet të largohet në fund të sezonit.

Verratti, që ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin në muajin gusht, ka fituar katër tituj të Ligue 1, dy Kupa të Francës dhe dy Kupa të Ligës, që kur u transferua më 2012 nga Pescara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme