Chelsea dëshiron yllin e Arsenalit

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 10:18 | Nga

Antonio Conte nuk po heq dorë nga lojtari i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain

Kampioni i Anglisë, Chelsea po synon që të transferoj ende lojtar në këtë afat kalimtar.

Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, Antonio Conte është duke këmbëngulur që ta transferoj Oxlade-Chamberlain nga Arsenali.

Arsenali më herët ka refuzuar ofertën e Chelseas për Chamberlain, por, “Blues” nuk dorëzohen lehtë dhe do të tentoj sërish që ta transferojnë.

Sipas “The Sun”, Chelsea është e gatshme t’i ofroj Arsenalit 35 milionë funte (38 milionë euro) për Chamberlain.

Edhe Chamberlain, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezonit, dëshiron që të transferohet te kampioni i Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme