Chelsea dhe Man City luajnë për një vend në finalen e Kupës FA, formacionet zyrtare

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Chelsea dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale në Kupën FA.

Blutë dhe Qytetarët janë gati të luajnë ndeshjen gjysmëfinale e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Wembley nga ora 18:30.

Në këtë fazë zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi i këtij takimi do të kualifikohet automatikisht në finale.

Në finale do të ndeshet me fituesin e takimit të nesërm mes Leicester Cityt dhe Southamptonit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime të vogla në formacionet titullare.

Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Ziyech, Mount; Werner;

Man City: Steffen, Cancelo, Dias, Laporte, Mendy, Rodrigo, Fernandinho (C), De Bruyne, Torres, Sterling, Jesus

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme