Chelsea dhe Unitedi në garë për Kumbullën

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon të rritet numri i klubeve të mëdha që janë të interesuara për talentin shqiptar, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Hellas Veronas po kalon një formë të mrekullueshme në Serie A, prandaj shërbimet e tij i duan shumë klube anekënd Evropës.

Calciomercato raporton se në garë për shërbimet e tij janë përfshirë dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United.

Megjithatë, dy klubet e Ligës Premier, krahas konkurrencën ndërmjet tyre, duhet ta mposhtin edhe konkurrencën e klubeve italiane, si Juventus e Inter, që po ashtu e kërkojnë 19-vjeçarin.


Së bashku me Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes, Kumbulla ka qenë fantastik këtë sezon te Hellas Verona.

Të ngjashme