Chelsea do të transferojë një mbrojtës në janar, edhe Koulibaly pjesë e listës së londinezëve

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka kërkuar transferimin e një qendërmbrojtësi gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk ia ka dalë ta realizojë një gjë të tillë.

Mbrojtësi francez, Jules Kounde ka qenë për shumë kohë objektiv i tyre, por Sevilla nuk pranoi ofertat e Chelseat.

Kampioni në fuqi i Evropës ka bërë tri oferta të njëpasnjëshme në drejtim të Sevillës për Kounden, por asnjëra nuk i përmbushi kërkesat e skuadrës spanjolle.

Sevilla dëshironte rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë yllin francez që të largohet, shumë që është konsideruar si shumë e lartë nga Chelsea.

Gjiganti anglez do të tentoj në janar të përforcohet me një mbrojtës qendror, ku natyrisht Kounde mbetet në krye të listës së tyre.

Por siç raportojnë mediat angleze, edhe mbrojtësi senegalez i Napolit, Kalidou Koulibaly mbetet në listën e tyre.

30-vjeçari ka një çmim më të lirë se Kounde dhe nëse nuk arrihet francezi atëherë londinezët do të tentojnë afrimin e tij. /Telegrafi

Të ngjashme