Chelsea dhe Milani shikojnë mundësinë e shkëmbimit të yjeve

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Chelsea do të kërkojnë nga Milani që ta përfshijnë edhe Franck Kessien në ndonjë marrëveshje nga e cila Tiemoue Bakayoko do të transferohej te kuqezinjtë.

Bakayoko dështoi që ta gjejë veten në “Stamford Bridge”, por ka filluar ta rindërtojë reputacionin e tij në San Siro, sipas Goal.

Marrëveshja e huazimit të francezit skadon në fund të stinorit, por milanezët kanë mundësinë e blerjes së tij.

Ngjashëm, Milani është i obliguar që ta blejë Kessien nga Atalanta, kur t’i skadojë marrëveshja e huazimit të tij në fund të këtij edicioni, andaj “Të Kaltrit” duan që ta marrin menjëherë në radhët e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme