Chelsea e Arsenali në garë për Calhanoglun

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Skuadrat nga Premier League, Chelsea dhe Arsenali janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit turk Hakan Calhanoglu, i cili do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet angleze. Si Chelsea ashtu edhe Arsenali, po e shohin Calhanoglun si përforcim të rëndësishëm për mesfushën sezonin e ardhshëm.

Calhanoglu në verë do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontratë me Milanin, ekip për të cilin luajti prej vitit 2017.

Këtë edicion, Calhanoglu ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 11 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat për Milanin. Interesim për mesfushorin 27-vjeçar ka shprehur edhe skuadra e Juventusit.

Të ngjashme