Chelsea e interesuar në Coutinhon

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Chelsea duket se do ta rivalizojë Manchester Unitedin për shërbimet e futbollistit të Barcelonës, Philippe Coutinho, raporton The Daily Mirror.

Coutinho ka dështuar që ta gjejë veten te kampioni spanjoll që kur u transferua në “Camp Nou” në janar të 2018-ës, ndërkaq Eden Hazard është përfolur për një kalim te Real Madridi.

Sidoqoftë, kjo dëshirë e Të Kaltërve varet krejtësisht nga apelimi i tyre te UEFA që t’ua heqë ndalimin dyvjecar për transfere.

Të ngjashme