Chelsea e nis me këmbë të mbarë

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka marrë pikët e plota në ndeshjen e parë pas pandemisë duke e mposhtur 2-1 Aston Villën.

Chelsea e ka rinisur sezonin me këmbë të mbarë.

Blutë e Londrës kanë marrë pikët e plota në udhëtim te Aston Villa, duke fituar me rezultat 2-1.

Chelsea i Frank Lampard ishte duke humbur deri në minutën e 60’, kur shënuan dy gola Express për të përmbysur rezultatin, Christian Pulisic në minutën e 60’ dhe Giroud në atë të 62’ ia siguruan tri pikë Bluve të Londrës.

Kurse golin për vendasit e shënoi Kortney Hause në minutën e 43’. 

Të ngjashme