Chelsea fiton dhe del në vend të katërt

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Chelsea nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t të Premier Leagues.

Të hënën mbrëma, skuadra londineze fitoi ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 2:0. Me këtë fitore Chelsea është ngritur në vend të katërt me 42 pikë, sa i ka edhe West Hami në vend të pestë. West Hami më herët të hënën fitoi 3:0 ndaj Sheffield Unitedit.

Chelsea që në pjesën e parë e përmbylli dilemën e fituesit. Olivier Giroud shënoi për 1:0 në minutën e 31-të, ndërsa Timo Werner vendosi rezultatin përfundimtar, 2:0, në minutën e 39-të.

Newcastle United renditet në vend të 17-të me 25 pikë.

Chelsea po vazhdon me fitore nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel.

Të ngjashme