Chelsea fiton minimalisht, Malmo humb gjasat për kualifikim tutje

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Malmos në udhëtim me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola, por me disa raste të londinezëve, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 56-të, kur Odoi bëri një asist fantastik për Ziyech, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Krejt në fund të ndeshjes, Pulisic e pati një mundësi të artë, duke e kaluar edhe portierin, por nuk arriti të godiste saktë në portën e boshatisur.

Kështu, Chelsea shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Juventusi në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Malmo mbetet pa pikë në vendin e fundit dhe ka humbur gjasat për kualifikim tutje.

Të ngjashme