Chelsea fituese e Kupës, mposhtu Unitedin

Prishtinë | 19 Maj 2018 | 20:18 | Nga

Chelsea ka fituar në finalen e FA Cup ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-0.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë, por nuk arritën të ishin konkret para portës dhe mbrojtjes së Bluve.

Goli i vetëm në takim erdhi nga Eden Hazard në minutën e 22-të nga pika e bardhë.

Phil Jones kishte rast për të shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë, por gjuajti jashtë.

Në 45 minutat e dytë Man Utd provoi disa herë me anë të Marcus Rashford dhe Alexis Sancheez, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Për të ardhur deri në finale Chelsea në gjysmëfinale fitoi ndaj Southamptonit.

Ky ishte FA Cupa e tetë për Blutë në histori, prinë Arsenali me 13-të, ndjekur nga Man Utd me 12, Tottenhami (8) dhe Liverpooli (7).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme