Chelsea futet në garë për Donnarumman

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është futur në garë për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, shkruan “Calciomercato”, transmeton Koha.net.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard e sheh Donnarumman si zëvendësues ideal për Kepa Arrizabalagan. Arrizabalaga po pritet të largohet nga klubi londinez në verë.

Por, për Donnarumman 21-vjeçar janë duke u interesuar disa klube, përfshirë edhe Paris Saint-Germainin e Real Madridit. Portieri italian ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2021 dhe nuk po mendon ta vazhdojë atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme