Chelsea gjunjëzon Arsenalin

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 16:36 | Nga

Skuadra e Chelseas sot ka arritur të mposhtë Arsenalin me rezultat 3:1.

Ishte skuadra blu ajo që kaloi në epërsi përmes golit të Marcos Alonsos, në minutën e 13-të. Dyfishimin e epërsisë e realizoi Eden Hazard, në minutën e 53-të të takimit.

Ndërsa për të përmbyllur rezultatin e kësaj ndeshjeje duke i dhuruar fitore ekipit, në minutën e 85-të, u përkujdes Cesc Fabregas.

Ndërkaq, Arsenali në fund të takimit, në minutën e 90-të, arriti të shënojë vetëm golin e nderit përmes shënimit të Olivier Giroudit, që realizoi një gol për ekipin e tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme