Chelsea hyn në garë për Onanan

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

“Blues” do ta rivalizojnë Barcelonën për portierin kamerunas të Ajaxit, i cili e ka paralajmëruar largimin nga Holanda gjatë verës që vjen

Andre Onana ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Ajaxi në fund të këtij sezoni.

Portieri kamerunas dëshiron ta bëjë një hap përpara në karrierë.

Interesim serioz për të ka shfaqur Barcelona, e cila synon t’i bëjë konkurrencë portierit aktual, Marc Andre Ter Stegen.

Mirëpo, së fundmi në garë për 24 vjeçarin është futur edhe Chelsea.

“Blues” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e portierit aktual, Kepa Arrizabalaga dhe e shohin Onanan si zëvendësues ideal të tij.

Onana i ka kaluar katër sezonet e fundit në kampionatin holandez, ku ishte transferuar nga Barça në vitin 2015.

Gjithashtu, interesim për portierin cilësor ka shprehur edhe Tottenhami në Angli. 

Të ngjashme