Chelsea i bashkohet garës për Tagliaficon

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Ben Chilwell vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Chelseat për krahun e majtë të mbrojtjes.

Por londinezët po hasin në vështirësi për të nënshkruar me reprezentuesin e Kombëtares së Anglisë.

Arsyeja është e thjeshtë, çmimi i lartë i kartonit të tij pasi Leicester City e vlerëson 80 milionë euro.

Kjo ka bërë që Chelsea të rikthej sytë tek mbrojtësi argjentinas i Ajaxit, Nicolas Tagliafico.

27-vjeçari ka kaluar nëpër një formë fantastike dy vitet e fundit dhe është duke u kërkuar nga skuadrat e mëdha.

Nëse nuk arrihet Chilwell, atëherë Chelsea është gati të shpenzojë rreth 40 milionë euro për afrimin e argjentinasit në Stamford Bridges.

Në garë për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit janë edhe Atletico Madrid, Arsenal dhe Roma. 

Të ngjashme