Chelsea i ofron Hazardit 300 mijë funte në javë

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Chelsea raportohet se i ka ofruar Eden Hazardit një kontratë me të cilën do të përfitojë 300 mijë funte në javë, me qëllim që të shmangë interesin e Real Madridit.

Belgu ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te “Mbretërit” duke pranuar se do të ishte ëndërr të përfaqësonte kampionin aktual të Europës.

Trajneri Maurizio Sarri nuk ka humbur shpresën për qëndrimin e Hazardit deri në vitin 2020, ndërsa të martën ka paralajmëruar se kontrata e re është duke e pritur.

Sipas Daily Mail, 27-vjeçari me këtë kontratë do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Chelseat, por para se ta nënshkruajë dëshiron të mësojë qëndrimin e Realit për transferimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme