Chelsea i ofron Willianit rinovimin e kontratës për të mos shkuar në Barcelonë

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Willian dhe Chelsea janë afër të arritjes së marrëveshjes dy vjeçare.

Willian është i gatshëm që të pranojë ofertën e Chelsea dhe të rinovojë kontratën edhe për dy vite, pavarësisht interesimit nga Barcelona, raporton The Sunl.

Kampioni i La Ligës është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për anësorin brazilian, por “Blutë e Londrës” nuk duan ta shesin Willianin, sidomos pas largimit të Eden Hazard dhe dënimit për të mos transferuar lojtarë.

Dhe duke parë se mund ta humbasin me parametra zero verën e ardhshme, Chelsea po punon furishëm për ta mbajtur në Londër dhe pritet të ketë edhe përmirësim të kushteve ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme