Chelsea ia ul çmimin Hazard

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Chelsea besohet se e ka ulur çmimin e Eden Hazardit, për të cilin ka shprehur interesim Real Madridi. Këtë ndryshim drejtuesit e Chelseat e kanë bërë pasi e kanë qëllim ta transferojnë Nicolas PepenReal Madridi po vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar transferimin e Eden Hazardit gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, deri më tani pengesa e vetëm për madrilenët ka qenë çmimi i lartë që Chelsea e kërkonte për belgun.

Real Madridi po vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar transferimin e Eden Hazardit gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, deri më tani pengesa e vetëm për madrilenët ka qenë çmimi i lartë që Chelsea e kërkonte për belgun

Tani kjo gjë ka ndryshuar pasi që e përditshmja spanjolle, AS, raporton se çmimi i Hazardit ka rënë. Chelsea është i gatshëm të pranojë oferta për belgun në shumën 103 deri në 105 milionë euro.

Në negociatat fillestare mes dy klubeve, Chelsea i kishte kërkuar 116 milionë euro, shumë kjo shumë më e lartë sesa 80 deri në 90 milionë eurot që dëshironte Real Madridi t’i shpenzonte.

Hazardi, i cili nuk pritet të jetë titullar për ndeshjen kundër Slavia Prague në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet sonte, e ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e Real Madridit edhe në të kaluarën.

Të vetëdijshëm se Hazardi dëshiron të largohet, drejtuesit e Chelseat kanë planifikuar ta zëvendësojnë atë me anësorin e Lille, Nicolas Pepe, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në Ligue 1, pas Kylian Mbappes. 

Të ngjashme