Chelsea insiston për mbrojtësin Niklas Sule

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është duke e përcjellë mbrojtësin e Bayern Munchenit, Niklas Sule. Trajneri i skuadrës nga Londra, Thomas Tuchel, është i interesuar për të angazhuar mbrojtësin gjermanin në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar të verës.

Sule është rehat në Munih, por do të përballet me konkurrencë të madhe në verës, pasi Bayerni e ka blerë Dayot Upamecanon.

Përveç Chelseat, Sulen po e përcjellin edhe disa klube të mëdha evropiane. 25-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri më 30 qershor 2022. Dy gola në 24 ndeshje në të gjitha garat është bilanci i Sules me skuadrën gjermane këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme