Chelsea interesohet për Comanin

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Chelseat janë duke menduar për zëvendësuesin e Christian Pulishiqit, i cili pritet të largohet nga klubi londinez në verë.

“Daily Mail” shkruan se “Blutë e Londrës” janë të interesuar që të transferojnë Kingsley Comanin e Bayern Munichut.

Te Chelsea e shohin Comanin si ideal për të zënë vendin e Pulishiqit, i cili nuk është i kënaqur me hapësirën që ka në skuadër, sidomos pas ardhjes së trajnerit, Thomas Tuchel.

Comani po kalo formë fantastike me Bayernin këtë edicion, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar 13-të herë në 27 ndeshje.

Kontrata me Bayernin, 24-vjeçarit i skadon në vitin 2023.

Të ngjashme