Chelsea interesohet për Kovaçiqin

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 09:58 | Nga

Chelsea e ka pyetur Real Madrid nëse mesfushori kroat Mateo Kovaçiq është pjesë e lojtarëve që mund të largohen nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Maurizio Sarri është i vendosur që t’i forcojë radhët në mesfushë para nisjes së edicionit të ri dhe Kovaçiq shihet si mundësi, nëse dështon blerja e Aaron Ramsey nga Arsenal.

Kovaçiq më herët ka treguar se është duke shqyrtuar largimin nga Madridi, pas dorëheqjes të Zinedine Zidane, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Manchester City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme