Chelsea ka gati ofertën e lartë për Bayernin dhe pagën për Vidalin

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 09:00 | Nga

Chelsea është gati të lansojë një ofertë në muajin janar për mesfushorin e Bayern Munichut, kilianin Arturo Vidal.

Kampioni aktual i Ligës Premier thuhet se ka kthyer shikimin e tyre kah kiliani i Bayernit, Vidal.

Sipas mediumit britanik The Sun, Chelsea po përgatit një ofertë fillestare në drejtim të tij, e cila kap shifrën prej 33 milionë funtesh.

Por, kampionët gjermanë thuhet se nuk janë të njëjtit mendim, pasi e vlerësojnë yllin e tyre me një shifër të afërt me 53 milionë funte apo rreth 60 milionë euro.

Chelsea gjithashtu i ka ofruar Vidalit një kontratë katërvjeçare me vlerë prej 13.4 milionë funtesh në sezon.

Trajneri i Bluve, italiani Antonio Conte ka folur për Vidalin, 30 vjeç, me fjalë të mëdha gjatë javëve të fundit.

Ai ka thënë tha se mesfushori kilian do ishte një lojtar që do të zgjidhte ta qonte në luftë, në kuptimin metaforik të fjalës.

Reprezentuesi 97-herësh i Kilit ka mbetur vetëm edhe 18 muaj në marrëveshjen katërvjeçare që ai nënshkroi për t’u bashkuar me kampionët gjermanë në 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme