Chelsea kërkon Donarumman

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Chelsea po kërkon ta bind portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumman për të firmosur parakontratë, të cilën thuhet se italiani e ka në tavolinë. Bëhet e ditur se londinezët i kanë ofruar Donnarummas pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, të cilën po e kërkon te Milani për të rinovuar kontratën që i skadon në verë. Donnarumma ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pasi është në negociata me Milanin por paga vjetore prej 7.5 milionë eurosh nuk e ka bindur portierin italian që të mbetet në “San Siro” pas përfundimit të këtij edicioni.

Te Chelsea po e shohin si mundësi të mirë transferimin e Donnarummas si lojtar të lirë në fund të këtij edicioni por konkurrenca është e fortë. Mësohet se në garë për portierin e Italisë janë edhe Paris Saint-Germaini e Juventusi. Donnarumma 22-vjeçar këtë edicion ka 32 paraqitje kurse pjesë e ekipit të parë të Milanit është prej vitit 2015.

Të ngjashme