Chelsea konfirmon largimin e pesë futbollistëve

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Skuadra angleze e futbollit, Chelsea, sot ka konfirmuar largimin e pesë futbollistëve nga “Stamford Bridge”.


Sot, përmes faqes së tyre zyrtare Chelsea ka njoftuar largimin e pesë futbollistëve, pasi që kontratat e tyre me klubin kanë skaduar.

Eduardo, Kyle Scott, Rob Green, Gary Cahill dhe Gonzalo Higuain janë futbollistët e larguar nga londinezët.

Kësisoj, Gonzalo Higuain rikthet te Juventusi pas një huazimi gjysmë sezoni te Chelsea. Kurse, lojtarët e tjerë janë të lirë për t’iu bashkuar ndonjë skuadër tjetër.

Chelsea ka falenderuar të gjithë këta futbollistë për kontributin e tyre, teksa iu ka uruar suksese në të ardhmen.

Të ngjashme