Chelsea ndjek shembullin e Liverpoolit, të gjithë në gjunjë kundër racizmit

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Chelsea e ka ndjekur shembullin e Liverpoolit për t’u deklaruar kundër racizmit dhe brutalitetit policor në SHBA, pasi që të gjithë lojtarët dhe stafi u ulën në një gju, simbol ky i lidhur me lëvizjen “Jeta e personave me ngjyrë ka peshë”.

Futbollistë të shumtë në Evropë i kanë shfrytëzuar platformat e tyre në rrjete sociale për të treguar përkrahje për protestat e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së George Floyd.

Protestat shpërthyen në qytete të shumta të SHBA-së javën e kaluar, pas vdekjes së Floyd. Amerikani me ngjyrë vdiq pasi një polic i bardhë ia mbajti gjurin mbi qafë për mbi tetë minuta.

Ekipi i parë i Liverpoolit e kishte publikuar një fotografi të hënën nga seanca stërvitore, ku shihej e gjithë skuadra e ulur në një gju , përderisa futbollistët që e shpërndanë foton e ndoqën atë me mbishkrimin: “Bashkimi është fuqi”.

Tani, edhe Chelsea e ka bërë të njëjtën gjë. Portieri Kepa Arrizabalaga e postoi një foto të ekipit të Chelseat, ku shihen lojtarët të vendosur në formën e shkronjës H, simbol për fjalën angleze “Humans” që në shqip do të thotë njerëz.

View image on Twitter

“Mjaft është mjaft. Ne jemi të gjithë NJERËZ. Së bashku jemi më të fuqishëm #JetaENjerëzveMeNgjyrëKaPeshë”, shkroi Arrizabalaga mbi fotografinë e postuar.

Të ngjashme