Chelsea në bisedime me agjentin e Lukakus

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Romelu Lukaku mund të ndërrojë skuadër.

“Het Laatste Nieuws” raporton se Chelsea ka zhvilluar bisedime me agjentin e Romelu Lukaku në lidhje me një kthim të mundshëm në Stamford Bridge.

Blutë duan të kthejnë sulmuesin belg dhe janë të gatshëm të paraqesin një ofertë të majme për ta rikthyer në Londër.

Lukaku luajti rrol të madh në fitimin e Serie A nga Interi.

Ai e mbylli sezonin me 30 gola në 44 paraqitje.

Të ngjashme