Chelsea në kërkim të një sulmuesi, katër emra të mëdhenj në listën e londinezëve

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është vënë në kërkim të një sulmuesi që garanton gola për edicionin e ri.

Gjiganti anglez shpenzoi shumë verën e vitit të kaluar për transferimin e emrave si Timo Werner, Hakim Ziyech e Kai Havertz, por asnjëri nga ta nuk ka arritur të jetë shënues i rregullt.

Sipas asaj që ka raportuar DailyMail, Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri në i cili do t’i garantone shumë gola atyre në sezonij e ri.

Finalistët e Ligës së Kampionëve janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 100 milionë për transferimin e një ‘bomberi’.

Tabloidi anglez ka zbuluar edhe emrat e katër futbollistëve që janë në listën e Tuchel, ku njëri nga ta mund t’i bashkohet Chelseat për sezonin e ri.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ndodhet në krye të listës, ku londinezët janë të gatshëm t’ia plotësojnë çdo kërkesë polakut nëse ky i fundit pranon transferimin në ‘Stamford Bridges’.

Emrat tjerë që janë në listën e londinezëve janë Harry Kane i Tottenham Hotspur e Erling Haaland.

Nëse asnjëri nga tre të lartëpërmendurit nuk arrihet, atëherë Chelsea do të kërkojë rikthimin e Romelu Lukakut.

Trajneri gjerman Thomas Tuchel dëshiron që Timo Wernerin ta përdorë si sulmues anësorë, derisa njëri nga emrat që ka në listë t’ia besojë një fanellë titullari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme