Chelsea ngutet të gjejë një krahë të djathtë

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Përshkak të lëndimeve, kryetrajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka paralajmëruar se është në kërkim të një anësori të ri.

Në fillim të sezonit kishte thënë se nuk do të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit, por “Blutë” kanë pësuar një numër lëndimesh të lojtarëve kreativë.

Ruben Loftus-Cheek, Pedro dhe Callum Hudson-Odoi shkaku i lëndimeve nuk kanë luajtur në periudhën e Krishtlindjeve dhe Sarri ka paralajmëruar se do të sjellë një tjetër lojtar.

“Për momentin nuk kam nevojë për një tjetër sulmues. Ndoshta një anësor sepse kemi probleme me lëndimet e Pedros, Hudson-Odoi dhe Loftus-Cheek. Për momentin nuk kam opsione për anësor”, ka thënë Sarri.

Chelsea është lidhur me një transferim të yllit amerikan të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme