Chelsea nuk dorëzohet për Danilon, në marrëveshje përfshin edhe një lojtarë

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 11:29 | Nga

Chelsea nuk është jashtë garës për transferimin e Danilos nga Real Madridi.

Edhe pse media të ndryshme si BBC dhe ESPN raportojnë se marrëveshja e Danilos me Cityn është punë e kryer, tash thuhet se Chelsea vazhdon të ketë gjasa.

Chelsea dëshiron ta përfshijë në marrëveshje Victor Mosesin.

Sky Sport Italia raportoi se City ka paguar 35 milionë euro për lojtarin, por megjithatë media tjera pretendojnë se Chelsea vazhdon të jetë fuqishëm në garë për Danilon.

Danilo bëri vetëm 25 paraqitje për Realin sezonin e kaluar si rezervist i Dani Carvajalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme