“Chelsea nuk ka bërë asnjë ofertë për Belottin”

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 20:31 | Nga

Presidenti i Torinos Urbano Kairo këmbëngul ku thotë ”se nuk kemi marrë një ofertë për Chelsea për sulmuesin Andrea Belottin, por ne jemi këtu dhe unë do të pyes nëse ai është i lumtur të qëndrojë”.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 100 milion euro në kontratën e tij, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

“Ne vendosëm një klauzolë lirimi për Belottin në 100 milionë euro, kështu që nëse një ofertë nga jashtë vjen me atë çmim, nuk mund të bëj asgjë vetem se dua ta pranoj,” tha Kairo gazetarëve.

“Për aq sa unë e di, nuk ka pasur asnjë ofertë nga Chelsea, por ne jemi këtu nëse ndodh. Do të takohem me Belottin për ta pyetur nëse është i lumtur të qëndrojë në Toro.

“Është thelbësore që një lojtar me rëndësi si Belotti të mbetet me ne jo vetëm për shkak se ai është nën kontratë, por sepse ai është i lumtur ta bëjë këtë. Është diçka që duhet të verifikohet, por nuk kam asnjë arsye për ta dyshuar atë.

“Ne gjithashtu do të duhet të flasim për një afat të mundshëm për çdo shitje dhe nuk do ta diskutojmë atë përtej kësaj date”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme