Chelsea i ofron pagë marramendëse Hazardit

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 09:59 | Nga

Chelsea po synon që ta mbaj Eden Hazardin me çdo kusht në skuadër.

Te Chelsea janë optimist se Eden Hazard do të injorojë interesin nga Real Madrid dhe do të rinovojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e lojtarit Belg përfundon në vitin 2020, dhe emri i 26-vjeçarit është lidhur rregullisht me transferimin te Los Blancos.

Megjithatë në kontratën e re, ‘Blues’ do t’i ofrojnë 300 mijë funte (341 mijë euro) në javë Hazard, shifër kjo që pritet të largojë vëmendjen e sulmuesit nga spanjollët.

Nëse e pranon ofertën e ekipit londinez, Hazard pritet të përfitoj mbi 16 milionë euro në sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme