Chelsea ofron Wernerin për Haalandin

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Chelseat është e vendosur për ta transferuar sulmuesin norvegjez këtë verë. Madje, drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta sakrifikojnë sulmuesin Timo Werner, të cilin ia kanë ofruar Borussia Dortmundit në shkëmbim për Haalandin.

Werner, i cili iu bashkua Chelseat para fillimi të këtij edicioni nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe klubi londinez nuk po dëshiron ta mbajë.

Te Chelsea po e shohin Haalandin si përforcim të duhur për sulmin dhe trajneri Thomas Tuchel po insiston në transferimin e tij. Haaland po shkëlqen këtë edicion te Dortmundi, ekip për të cilin ka shënuar 31 gola dhe ka bërë tetë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat. Sulmuesi 20-vjeçar ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.

Të ngjashme