Chelsea për konfirmim, Tottenhami për përmbysje

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Carabao Cup, “Blues” janë në avantazh

Sonte do të zbulohet finalisti i parë i Carabao Cup.

Tottenhami dhe Chelsea do të përballen në mes vete në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Anglisë.

“Blues” e kishin fituar duelin e parë në “Stamford Bridge” javën e kaluar me rezultat 2:0.

Prandaj, ata do të mundohen ta konfirmojnë kualifikimin përmes derbit londinez sonte.

Nga ana tjetër, ekipi i Antonio Contes do të bëjë çmos që ta përmbysë rezultatin e duelit të parë.

Harry Kane me shokë do t’i përdorin të gjitha forcat për ta tentuar rikthimin e madh ndaj kampionit evropian.

Sidoqoftë, sonte na pret një përballje e zjarrtë në futbollin anglez, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:45.

E dueli tjetër gjysmëfinal i kësaj gare do të jetë ai në mes të Liverpoolit me Arsenalin.

Beteja e parë në mes tyre do të luhet nesër mbrëma, e ajo e kthimit më 20 janar.

Ndërkaq, finalja e Carbao Cup është paraparë të zhvillohet më 27 shkurt. 

Të ngjashme