Chelsea përforcohet me Thiago Silvan

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Thiago Silva.

Silva ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për të 12 muaj të tjerë.

Ai është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim.

“Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Chelsean. Jam i entuziazmuar të jem pjesë e skuadrës së Frank Lampardit për sezonin tjetër dhe jam këtu të luftoj për trofe”, ka thënë Silva, që u largua nga PSG-ja si transfer i lirë.

Ky është përforcimi i pestë i Chelseat në këtë afat kalimtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme