Chelsea përgatit 60 milionë funte për David Alaban

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Chelsea janë gati për një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos.

‘Blutë’ e Londrës janë gati të nisin një ofertë për Bayern Munich, lidhur me David Alaba, bën të ditur ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

Chelsea janë të vendosur të afrojnë një mbrojtës të majtë gjatë janarit, por do të duhet të paguajnë rreth 60 milionë funte për austriakun.

Alabaa është paraqitur në 12 ndeshje të Bundesliga me Bayern në pjesën e parë të sezonit 2019/2020.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të bindet për një kalim në Premierligë. Sigurisht, Chelsea do të ketë punë edhe me Bayern.

Të ngjashme