Chelsea po mendon ta bëjë Hazardin kapiten të ekipit

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka filluar të mendojë për mundësinë që Eden Hazardi të jetë kapiten i ekipit për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e belgut është në dyshim pasi i kanë mbetur më pak se dy vjet në kontratë dhe Real Madridi për një kohë të gjatë ka shprehur interesim për të.

Paqartësia te klubi spanjoll ka favorizuar Chelsean që të fillojë bisedimet për kontratën e re. Sipas “The Telegraph”, Chelsea mund ta bind Hazardin për qëndrim duke ia ofruar shiritin e kapitenit.

Shiritin e kapitenit e mban Gary Cahill, por anglezi mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ndërsa Cesar Azpilicueta është zëvendëskapiten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme