Chelsea pritet ta shes Emersonin në janar, pritet rikthimi i tij në Itali

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Emerson Palmieri do të largohet nga Chelsea përfundimisht gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë italo-brazilian u përfol për një largim të mundshëm edhe në verë, por nuk arriti oferta e duhur.

26-vjeçari nuk pëlqehet shumë nga trajneri Frank Lampard dhe klubi do ta shes atë në janar.

Ai ka luajtur vetëm tri ndeshje, dy në EFL Cup dhe një tjetër si zëvendësues në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Chelsea synon që ta shes atë në janar ku pret oferta mbi 18 milionë euro.

Juventus, Inter dhe Napoli mbeten tri skuadrat më të interesuara për lojtarin i cili dëshiron rikthimin në Itali.

Por nuk përjashtohet edhe një transferim tek kampioni në fuqi i Turqisë, Istanbul Basaksehir.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme