Chelsea provon mundësinë e fundit, CAS vendos për fatin e tyre

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka paraqitur ankesë zyrtare në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për ndalimin e transferimeve nga FIFA për dy afate.

‘Blutë’ e Londrës janë duke u përballur me një situatë aspak të favorshme, me FIFA-n që iu ka ndaluar transferimin e lojtarëve për dy afate kalimtare, pas një hetimi për nënshkrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ka njoftuar se ka marrë një ankesë nga Chelsea kundër këtij vendimi, përcjell ‘lajmi.net’.

Ky institucion, që përbën edhe shkallën e fundit për ankesa, do të vendos për mosmarrëveshjen e hapur mes Chelsea dhe FIFA-s.

Me Eden Hazard që do të largohet në drejtim të Real Madrid, Chelsea pret vendim pozitiv nga CAS, për të ndërhyrë në tregun e transferimeve për të sjellë lojtarë në ‘Stamford Bridge’.

Të ngjashme