Chelsea refuzon 35 milionë funte nga Barcelona dhe Atletico për yllin brazilian

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka marrë ofertë nga Barcelona dhe Atletico Madridi për mesfushorin Willian.

35 milionë funte është çmimi që kanë ofruar dy skuadrat spanjolle, por kjo nuk e ka bindur ekipin londinez që të pranoj ofertën, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumeve angleze, Willian është i interesuar të largohet nga Chelsea dhe ka shumë mundësi që kjo të ndodhë në afatin kalimtar të verës.

30 vjeçari është pjesë e “Bluve” të Londrës që nga viti 2013.

Të ngjashme