Chelsea refuzon ofertën e Barçës për Willianin

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 14:29 | Nga

Chelsea ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë funteve të Barcelonës për anësorin Willian.

29-vjeçari, pjesë e Brazilit në Botëror, realizoi gjashtë gola dhe tetë asistime në 36 paraqitje në Premier Ligë sezonin e kaluar.

Sipas Daily Mail, gjiganti spanjoll dëshiron t’i bëjë bashkë Willianin e Philippe Coutinhon në mesfushë pas largimit të Andres Iniestas.

Gazeta raporton se përfaqësuesit e Willianit kanë qenë bë Barcelonë, por oferta e spanjollëve ka qenë më e ulët sesa shuma e kërkuar nga Chelsea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme